444 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 210 testime të realizuara 444 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: Në Shkup – 187, Kumanovë – 37, Kriva Pallankë – 22, Shtip – 20, Veles dhe Kavadar nga 19, Manastir – 17, Tetova dhe Koçani nga 16, Prilep – 15, Ohër, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 9, Negotino dhe Resnjë nga 7, Berovë – 5, Sveti Nikollë – 4, Kërçovë, Radovish dhe Probishtip nga 3, Strugë, Dellçevë, Vallandovë, Kratovë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 2, Vinicë, Pehçevë dhe Dojran nga 1.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 225 pacientë të shëruar nga COVID-19, ndërkaq 8 pacientë e kanë humbur betejën me virusin./TV21

Back to top button