Kaloni te përmbajtja kryesore

45 aksidente për 24 orë

4 persona dërgohen në burg

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në rrugët e Kosovë janë regjistruar 45 aksidente.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, në 18 aksidente ka persona të lënduar, kurse në 27 të tjera vetëm dëme materiale.

Edhe këto 24 orë Policia e Kosovës u tregua e ‘rreptë’ për shkelësit e rregullave në komunikacion, duke shqiptuar gjithsej 972 tiketa trafiku.

Sa i përket arrestimeve, Policia u vuri pranga 30 personave, 12 të tjerëve iu caktoi masën e mbajtjes, ndërsa 4 i dërgoi për vuajtje të dënimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button