46 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vend aktualisht janë 46 raste aktive me koronavirus.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe dhjetë raste të reja me Covid-19.
Gjithashtu, janë shëruar pesë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225.240.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës./21Media