462 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
Gjatë së dielës policia e Kosovës ka shqiptuar gjoba për 462 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit.
Ndërkohë që në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Ndërsa, numër më të madh ka të gjobave në trafik. Vetëm gjatë të shtunës u gjobiten 899 shoferë për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Po ashtu për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 10 persona, ku 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 në vuajtje të dënimit./21Media