47 gra u dhunuan seksualisht për 6 muaj

Rastet kur të miturat po i drejtohen stacionit të Policisë nuk janë të pakëta. Këtë rrugë ato po e marrin për të denoncuar raste të ngacmimeve dhe dhunës seksuale që po ndodhin me të madhe në vendin tonë.

Rrugët e hapësirat publike nuk ishin të sigurta as për 14 vjeçarën nga Prishtina e as për 9 vjeçarën nga Peja, të cilat brenda dy ditëve dyshohet se u dhunuan seksualisht derisa gjendeshin në rrugë. Në prokurorinë themelore në Prishtinë nuk dhanë detaje për rastin me arsyetimin se bëhet fjalë për të mitur.

Për rastet kur të miturit janë viktima të veprave penale nuk kemi të drejtë të japim deklarata. Prokuroria i ka marrë veprimet, i ka aktivizu policinë dhe është duke u zhvilluar procedura ndaj të dyshuarve”.

As Policia nuk dha detaje për rastet, por sipas saj, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti 47 gra kanë raportuar dhunën seksuale.

“Gjatë periudhës janar-gusht për vitin 2024, janë evidentuar 77 raste të ngacmimit seksual, 47 raste të dhunimit dhe 56 raste të tjera janë shënuar si sulm seksual”.

Dhunimi seksuale ndaj të miturave ka ngjallur reagime të shumta dhe revoltë ndaj këtij kësaj dukurie. Rrjeti i Grave të Kosovës, vlerëson se këto raste janë alarm për institucionet tona, për shqiptime të dënimeve më të ashpra ndaj dhunuesve.

“Kemi pa që ndonjëri nga hallkat institucionale gjithmonë ka dështu me iu ofru mbështetje këtyre viktikamave. Nëse i shohim dënimet zakonisht kanë qenë shumë të ulëta dhe kjo është tepër për shqetësuese. Në përgjithësi rastet e dhunës ëe bazë gjinore, dënimet për ushtrues të dhunës pothuajse në të gjitha rastet janë më të ulëta sesa pesha e veprës që kanë shkaktu”, tha për rtv21 Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave.

Dhunimet seksuale brenda vetës bartin traumë, e cila sipas njohësve të fushës, do ta shoqërojë viktimën gjithë jetën. Neuropsikiatri, Ferid Agani, vlerëson se në këtë periudhë është shumë e rëndësishme përkrahja e shoqërisë dhe përkrahja institucionale. Thekson se agresiviteti po i bën njerëzit dhunues potencial.

“Pasojat janë të shumëfishta. Zakonisht bëhet fjalë për çrregullime mulptike psikiatrike, për gjendje të ankthit, për çrregullime të gjumit, për çrregullime të të ushqyerit e deri tek sjelljet e shtuara dhe dëmtuese. Bëhet fjalë për pasoja afatgjate të cilat kanë ndikim tejet negativ në fazat e jetës”.

Përveç dhunimeve seksuale, gratë në Kosovë përballen edhe me dhunë fizike nga gjinia e kundërt, sikurse rasti i shumëpërfolur i dhunës fizike ndaj Drenusha Latifit nga ana e ish burrit të saj Atilla Kartesh, i cili u përfshi një natë më parë shoun televiziv Big Brother Vip Kosova, pjesë e të cilit është Drenusha Latifi. Organizata të ndryshme feministe vlersojnë se  ky shou program po promovon dhunuesit, ndërkaq para objektit të televizionit që e transmeton shoun u hodh tym në shenjë revolte nga organizata joqeveritare QIKA./RTV21/21Media

Back to top button