Zbritje të çmimeve në operacione për personat me aftësi të kufizuara

Spitali Amerikan iu ndihmon personave me aftësi të kufizuara

Drejtuesit e Spitalit Amerikan sot kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Handikos me anë së cilës njerëzve me aftësi të kufizura do t’iu mundësohet që t’i bëjnë tri kontrolle falas gjatë vitit në këtë spital si dhe zbritje të çmimeve në operacione.

Drejtori i Spitalit Amerikan, Novrus Caushaj tha se kjo pjesë e popullsisë nuk ka nevojë vetëm për një kontribut,  por edhe për shumë kontribute të tjera.

Kryetari i Shoqatës Handikos, Afrim Maliqi tha se kjo marrëveshje lehtëson marrjen e shërbimeve dhe është  e nevojshme për të gjithë personat që janë të nevojshëm për këto shërbime. Sipas tij marrëveshje të tilla e përmirësojnë jetën dhe cilësinë e personave me aftësi të kufizuara.

Spitali Amerikan ka nënshkruar një varg marrëveshje me organizata të ndryshme me anë së cilave ua mundëson zbritje në shërbimet e tyre shëndetësore./21Media

Back to top button