Vlerësohet e brishtë situata ndërmjet partive në veri

Sylejmani th se janë përgatitur 500 formularë për ankesa në alfabetin Brail

Shefi i Misionit të OSBE-së, Ambasadori Jan Braathu ka thënë se situata në mes partive serbe në veri të Kosovës është mjaft e brishtë, të cilat janë shoqëruar me disa incidente në Leposaviq. Braathu u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në vend që të respektojnë të drejtën e votës për secilin person.

Ai këto komente i bëri në vizitën që sot pati në  Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ku ua dorëzoi formularin e ankesave të alfabetit  Brail për personat e verbër.

Shefi i OSBE-së tha se më anë të formularëve për  alfabetin e Braillit personat e verbër do të kenë mundësi të kenë qasje të plotë në këtë proces zgjedhor.

Ndërkaq, kryetarja e PZAP, Gyltene Sylejmani tha se janë përgatitur gjithsej 500 formularë për ankesa në alfabetin Brail dhe këta formularë do të iu japin mundësi personave të  verbër të raportojnë për çdo shkelje që do të mund të iu bëhet atyre.

Ndërkaq,  përfaqësuesi nga shoqata e të verbërve, Bekim Krasniqi ka falënderuar PZAP që kanë marr parasysh kërkesën e  tyre dhe këtyre personave iu kanë dhënë mundësi të jenë të barabartë me personat tjerë.

Formularët për ankesa në alfabetin Brail për personat e verbër është i shkruar në gjuhën shqipe, serbe dhe turke./21Media

Back to top button