48 aksidente dhe mbi 1800 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës, kanë ndodhur 58 aksidente trafiku. Nga 58 aksidentet e ndodhura në vend, 26 kanë qenë me të lënduar, kurse 32 me dëme materiale.
Nga Policia gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1800 gjoba në trafik.
Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se në të njëjtën periudhë janë arrestuar 6 persona, ndërkaq 4 të tjerë janë dërguar në mbajtje, dhe 1 person në vuajtje të dënimit./21Media