5 mijë e 172 raste aktive me COVID-19
18 Janar 2021
Në Kosovë që nga data 13 mars i vitit të kaluar e deri më sot janë shënuar 55 mijë e 851 raste pozitive me Covid-19 nga 208.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi është gjithsej 49.269 raste. Kurse, numri i rasteve aktive sipas IKSHPK është 5.172.
IKSHPK-ja bëri të ditur se gjatë 24-orëve të fundit kanë vdekur pesë persona, ndërsa janë shënuar edhe 353 raste të reja me Covid-19, kurse janë shëruar 279 persona./21Media
279 TË SHËRUAR DHE 353 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, January 17, 2021