5 milionë euro për fanellën e Maradonas

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” raportohet se ka marrë një ofertë prej 5 milionë euro për fanellën e legjendës argjentinas Diego Maradona, e cila do ta bëjë atë fanellën më të shtrenjtë sportive të shitur ndonjëherë.
Fanella e kaltër e veshur nga Diego Maradona gjatë humbjes 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës në vitin 1986, është aktualisht në ankand në “Sotheby’s”.
Pesë milionë euro është oferta që tashmë ka arritur, por ajo me siguri do të vazhdojë të rritet për shumë më tepër pasi të përfundojë ankandi javën e ardhshme.
Megjithatë, ka dyshime se fanella e vendosur në ankand nuk është ajo origjinalja me të cilën Maradona kishte shënuar golin e famshëm me dorë që ishte emëruar si “Dora e Zotit”.
Vajzat e Maradonës, Dalma dhe Giannina, e kanë refuzuar publikisht ankandin, duke pretenduar se fanella në posedim të kësaj shtëpie të ankandit nuk është ajo që ishte në shpinën e numrit 10 kur ai theu zemrat e anglezëve.
“Nuk është ai. Nuk dua të them se kush e ka sepse është çmenduri. Ai njeri [Hodge] nuk e ka atë”, u ka thënë Dalma gazetarëve pas fillimit të ankandit.
“Ai (Maradona) më tha: ‘Si do ta dhuroja fanellën time më të çmuar?’. Ky ish-lojtar mendon se ka fanellën e babait tim nga pjesa e dytë, por ai është habitur, ai e ka atë nga pjesa e parë”, ka thënë Dalma.
Si përgjigje, “Sotheby’s” ka këmbëngulur se ata kanë fanellën origjinale, duke përdorur një teknologji të quajtur Rezolucioni Photomatching për të konfirmuar se fanella është identike me atë që shihet në imazhet e pjesës së dytë të Maradonës në Mexico City.
“Resolution Photomatching ishte në gjendje të bënte një foto-përputhje përfundimtare me festimin pas golit të ‘Dora e Zotit'”, ka thënë shtëpia e ankandeve në faqen e saj të internetit.
“Resolution Photomatching vërtet përcaktoi që Maradona ndërroi fanellën gjatë ndeshjes, por që Maradona e veshi këtë fanellë për të dy golat historike në pjesën e dytë të ndeshjes”, thuhet në njoftim.

(Getty Images)
Gazetari dhe shkrimtari Andres Burgo, libri i të cilit “El Partido” jep një vështrim tërheqës dhe shterues për të dyja skuadrat para, gjatë dhe pas çerekfinales së famshme, nuk ka asnjë dyshim.
“Është fanella e pjesës së dytë të dalë në ankand, është e qartë”, ka thënë ai për Goal./21Media

Back to top button