5 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.115 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19
Ndërkaq, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, transmeton rtv21.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360. Në total numri i rasteve aktive është 430./21Media
Back to top button