5 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 621 testime, nga të cilat 5 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv.
Ndërsa janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 895 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht janë 132 raste aktive me COVID-19 në vend dhe po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive./21Media

Back to top button