5 raste të reja me Covid-19

 
Instituti Kombëtar i Shëndetësise Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 1.050 testime të bëra, janë regjistruar vetëm pesë raste të reja dhe nuk është shënuar asnjë vdekje nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjashtë persona, ndërsa raste aktive janë 132.
Ndërsa, sipas MSh-së gjatë kësaj periudhe janë dhënë 6 mijë e 361 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Vaksinimi masiv në Kosovë ka nisur më 15 qershor. Vaksinat që po përdoren për imunizim janë: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Të dyja këto duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal./21Media

Back to top button