5 të vdekur, 142 raste të reja dhe 98 të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

 

Pesë persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Viktimat janë një 46-vjeçar nga Makedonski Brodi, një 58-vjeçar nga Shtipi, një 69-vjeçar nga Gostivari, një 84-vjeçar nga Prilepi dhe një 84-vjeçar nga Ohri.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 142 raste të reja, ndërsa gjithsej janë bërë 1542 testime. 37 nga të infektuarit janë nga Shkupi, 18 nga Kumanova, 13 nga Tetova, 9 nga Gostivari, 8 nga Kriva Pallanka, 8 nga Prilepi, 7 nga Dellçeva, 5 nga Koçani, 4 nga Manastiri, 4 nga Strumica dhe 4 nga Pehçeva. Nga 3 raste të reja janë regjistruar në Shtip, Strugë, Probishtip dhe Vinicë. Nga 2 raste në Makedonski Brod, Berovë, Kërçovë dhe Resnjë si dhe nga një rast i ri në Dibër, Radovish, Krushevë dhe Kratovë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 98 pacientë të shëruar. 20 nga Shkupi, 11 nga Struga, 10 nga Kumanova, 10 nga Shtipi, 6 nga Gostivari, 5 nga Kërçova, nga 4 të shëruar në Veles, Prilep, Kavadar dhe Dellçevë. Nga 3 të shëruar janë regjistruar në qytetet Tetovë, Manastir, Berovë dhe Shën Nikollë. 2 të shëruar në Ohër dhe Pehçevë dhe nga një në Gjevgjeli, Strumicë, Koçan, Pehçevë dhe Vinicë.

Për momentin në Maqedoni janë 1919 raste aktive me COVID-19. Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar gjithsej  15555 persona, nga të cilët 12994 janë shëruar ndërsa 642 kanë humbur jetë./21Media

Back to top button