5 të vdekur dhe 155 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Pesë persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 155 raste të reja ma Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Situata paraqitet e rënduar në spitalet covid, me një rritje të ndjeshme të nurmit të pacientëve të shtruar, 141.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 11 raste në Krujë dhe Kukës, nga 10 raste në Durrës, Fier, Lezhë, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Elbasan, Lushnje, Tropojë, 5 raste në Berat, nga 4 raste në Has, Librazhd, Kamëz, Patos, nga 3 raste në Devoll dhe Vlorë,  2 raste në Mirditë, nga 1 rast në Kurbin, Pukë, Divjak, Shijak.

Viktima – Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 pacientë, një 47 vjeçar nga Shkodra, një 53  vjeçare nga Fieri, një 57 vjeçar nga Lezha, një 78 vjeçar nga Kukësi , një 78 vjeçar nga Elbasani.

Raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 837 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2 dhe 156  persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 141 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (22  Gusht 2020)

Testime totale  55272

Raste pozitive 8275

Raste të shëruara 4184

Raste Aktive  3846

Humbje jete 245 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 35, Durrës 33, Fier 11, Elbasan 10, Korçë 10, Lezhë 9, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  1954

Durrës  504

Shkodër 304

Fier  195

Lezhë  164

Korçë 161

Vlorë 141

Kukës 140

Elbasan  127

Berat  68

Gjirokastër 44

Dibër 44/Oranews

Back to top button