Kaloni te përmbajtja kryesore

5 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë shënuar 5 raste të vdekjes nga COVID-19.
Ndërsa janë konfirmuar 160 raste të reja, nga 4 mijë e 904 testime të kryera.
Gjatë këtyre orëve janë shëruar 1 mijë e 39 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149 mijë e 820.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 6 mijë e 751.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16 mijë e 339 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.
Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button