5 viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë viktima nga COVID-19 në Shqipëri.
Viktimat janë nga: 3 qytetarë nga Tirana të moshave 45-74 vjeç, 1 qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, 1 qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Kurse janë konfirmuar 207 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 119 raste, 13 në Lushnjë, 11 në Durrës, 9 në Fier, 8 në Sarandë, nga 5 raste në Tepelenë, Përmet, Vlorë, 4 në Kamëz, nga 3 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, nga 2 raste në Librazhd, Mallakastër, Kavajë, Vorë, Krujë, Kurbin, nga 1 rast në Kukës, Lezhë, Mirditë, Konispol, Libohovë, Peqin, Gramsh.
Janë shëruar 498 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160 mijë e 628 që nga fillimi i epidemisë.
Në të gjithë Shqipërinë janë 8 mijë 655 raste aktive me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar./21Media