5 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2370 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 228 qytetarë.
Të infektuarit janë në këto bashki:
87 në Tiranë, 23 në Vlorë, 12 në Durrës, nga 10 qytetarë në Fier, Berat, nga 8 qytetarë në Shkodër, Lushnje, 6 në Elbasan, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Mirditë, Kurbin, nga 3 qytetarë në Sarandë, Patos, Krujë, Lezhë, nga 2 qytetarë në Tropojë, Vorë, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Devoll, Gramsh, nga 1 qytetar në Librazhd, Dimal, Cerrik, Korçë, Memaliaj, Këlcyrë, Konispol, Mallakastër, Dibër, Rrogozhinë, Kavajë, Shijak, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 57 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 59-75 vjeç, një qytetar nga Fieri 77 vjeç, një qytetar nga Durrësi 82 vjeç.
Janë shëruar 321 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,376 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button