50 familje ndihmohen me materiale ndërtimore

 

 

Komuna e Skënderajt, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, po ndihmon 50 familje në nevojë me materiale ndërtimore për rregullimin e shtëpive të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Bekim Jashari, nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Projekti i nisur ditë me parë është afër përfundimit ku nga buxheti i komunës janë ndarë 66 mijë euro për ndërtimin e çative të shtëpive apo edhe defekteve të tjera të paraqitura. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka bërë vizita tek çdo shtëpi nevojtare dhe janë përzgjedhur ato familje të cilat e kanë pasur gjendjen ekonomike-financiare me të rënduar. Bashkë për një mirëqenie me të mirë sociale!“, ka shkruar Jashari./21Media

Back to top button