500 euro gjobë për shoferin e dehur në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj më 10 maj 2024, rreth orës 04:15, në rrugën “Reçaku” ka ndaluar shoferin A.A. (29), i cili po drejtonte veturën nën ndikim të alkoolit, ku rezultoi 0.85 promil dhe nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.
Ndaj shoferit policia ka shqiptuar 500 euro gjobë, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse gjashtë muaj, si dhe është konfiskuar përkohësisht automjeti.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë aktivitetet për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët dhe nën ndikim të alkoolit.