509 raste aktive me COVID-19

Në Kosovë aktualisht janë 509 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Komuna e Prishtinës ka 122 raste, Ferizaj 45 raste, Prizreni 43, Gjilani 32 si dhe dhjetëra raste në komuna të tjera.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në  24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 23 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës, kurse 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button