51 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK

 
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njoftoi se 137 pacientë janë të shtirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
Nga ta 100 tashmë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 82 janë në oksigjenoterapi dhe tre të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“137 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 100 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 82 me oksigjeno-terapi, 3 në gjendje të rënduar shëndetësore. Në QKUK, 88 pacientë të shtrirë, 51 prej tyre Covid-19 pozitivë, 61 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 51 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë”, thuhet në raportin ditor të ShSKUK-së.
Sipas njoftimit, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre Covid-19 pozitivë, 21 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 14 pacientë
– Spitali i Pejës, 13 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./21Media 

Back to top button