Gëzhojat e armës në Gjakovë

Policia u deklarua për këtë rast

Para disa minutave, në festën e koalicionit, PAN , në Gjakovë, simpatizantë të këtyre partive përpos festës me vetura dhe fishekzjarre, përdorën edhe armë pasi që në një video të siguruar nga gazetari i RTV21 atje, ndëgjohen krismat e një arme, shkruan rtv21.tv

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës doli në vend ngjarje dhe u deklarua për këtë rast. Komandanti i policisë për Gjakovë, Kristë Gjoka tha se ka qenë armë me gaz ose fishekzjarr.

Mirëpo gazetari i RTV21 që gjendet në Gjakovë, nga vendi i ngjarjes ka siguruar fotot e gëzhojës së armës më të cilën u shtie në festën e PAN-it në Gjakovë duke dëshmuar se nuk ka qenë armë më gaz apo fishekzjarr./21Media

 

 

 

 

Back to top button