Han: Nuk mjafton vetëm formimi i qeverisë
Pribe në korrik viziton Shkupin
Dhënia e rezultateve në lidhje me plotësimin e reformave urgjente prioritare që Komisioni Evropian ia dorëzoi Maqedonisë para 2 viteve është kyçe që KE të zhbllokojë rekomandimet për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE. Këtë e theksoi sot në Bruksel komisioneri për zgjerim Johannes Han, para takimit me kryeministrin Zaev, shkruan tv21.tv
Sipas Han, të gjithë në Bruksel janë të përkushtuar, së bashku me kolegët nga Shkupi sipas marrëveshjes së Përzhinos, në të cilën në fokus është implementimi i reformave urgjente prioritare të cilat siç thotë ai “ka humbur në Shkup, për shkak diskutimeve të muajve të fundit pas zgjedhjeve dhe gjithçka që ndodhi më parë”.
“Tani kjo gjë është kyçe dhe do të jetë në fokus të diskutimit që sot do ta kem me Zaevin. Nevojitet fokus në reformat prioritare urgjente dhe eksperti Rajnhard Pribe, i cili në mënyrë profesionale u ul me ekipin e tij dhe nënshkruajti të ashtuquajturin “Raportin e Pribes” i cili paraqet bazë për gjithçka, do ta vizitojë Shkupin në korrik që të fillojnë të gjitha aktivitet dhe iniciativat si dhe të mbështet qeverinë. Këtë po e them pasi që së pari duhet të ndërmerren hapa drejt implementimit të reformave urgjente prioritare, të cilat janë kyçe për marrjen e rekomandimit pozitiv nga ana jonë. Vetëm zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së re nuk mjaftojnë që të merret rekomandim, nevojiten edhe reforma, dhe kjo gjë mund të bëhet dhe të fillohet menjëherë, dhe në vjeshtë do ta kemi vlerësimin e parë, tha Han./21Media