52 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 oërve të fundit në Kosovës nga 267 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.384.
Në total numri i rasteve aktive është 250.
Sipas njoftimit të Ministrisë në 24 orët e fundit janë dhënë 6 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media
Back to top button