52 vjet burgim për tre shqiptarët, përdhunuan një 23 vjeçare

Tre burra që përdhunuan një të re të dehur pasi njëri e kishte rrëmbyer jashtë një klubi nate, sot u dënuan me gjithsej 57 vjet burg.
23-vjeçarja u nda nga një mik në po të njëjtën natë.
G.H 31 vjeç, i cili e kishte vënë në shënjestër brenda klubit, e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.
Dy bashkëpunëtorët e tij, V.H dhe I.B mbërritën dhe e dhunuan. Ajo ishte goditur me shuplakë dhe ishte detyruar të merrte kokainë.
Herët në mëngjes ajo u gjet nga kalimtarët.
Ajo i tha gjykatës në Luton se nuk mbante mend të largohej nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar.
G.H u shpall fajtor për rrëmbim dhe dy akuza për përdhunim.
Gjykatësi Steven Evans e dënoi atë me 21 vjet burg me një dënim të zgjatur prej pesë vjetësh, pasi gjykatësi e konsideroi atë si një shkelës të rrezikshëm.
V.H 33 vjeç, nga Washburn Close, Bedford u dënua me 14 vjet dhe I.B 36 vjeç, nga Caves Lane, Bedford u dënua me 17 vjet, ata u shpallën fajtor për dy akuza për përdhunim.
Të tre, me origjinë nga Shqipëria mund të aplikojnë për lirim me kusht vetëm pasi të kenë kryer dy të tretat e dënimit./21Media

Back to top button