Britania mirëpret raportin e BE-së për zgjedhjet në Kosovë

Ambasada britanike ka mirëpritur raportin e misionit vëzhgues të BE në zgjedhje

“Ne e mirëpresim raportin preliminar të misionit vëzhgues të BE-së dhe konkluzionet e tij. Një demokraci e forte dhe një sistem i shëndoshë zgjedhor është jetik për përparimin e Kosovës. Jemi Të kënaqur  që zgjedhjet u zhvilluan në një mënyrë shumë paqësore dhe se shumica e qytetarëve të lajmeve ishin ne gjendje te shprehnin vullnetin e gomave demokratik përmes votave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu në njoftim thuhet se ambasada britanike gjithashtu, përgëzon shoqërinë civile për rolin e saj të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Megjithatë, raporti preliminar vë në dukje një numër shqetësimesh përfshirë edhe frikësimin e votuesve serbë të lajmeve-, votimin jashtë lajmeve- si dhe listat e pasakta të votuesve. Shpresojmë që autoritetet e Kosovës të ndërmarrin veprime ndaj atyre që janë përfshirë në frikësime apo keqpërdorime zgjedhore dhe të punojnë pa të humbur kohe për të adresuar dobësitë e identifikuara në sistemin zgjedhor”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button