528 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

 
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 323 teste të kryera janë regjistruar 528 raste të reja me koronavirus. 200 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 327 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve kanë vdekur 7 pacientë të diagnostikuar me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 208.992 raste, prej të cilëve 193.072 janë shëruar, kurse 7.320 kanë vdekur. Aktualisht vendi numëron 8.600 raste aktive me Covid-19./21Media

Back to top button