531 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë ka vdekur një person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë shënuar 17 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri total i rasteve aktive është 531.
“Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791. Në total numri i rasteve aktive është 531”, është bërë e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë..
Ministria dje ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19, derisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës.

Back to top button