Mashtronte një femër për prostitucion, kapet nga policia

Në lidhje me rastin policia ka arrestuar një person

Policia ka arrestuar një person në Lipjan si i dyshuar se e kishte mashtruar një femër duke e detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me një person tjetër.

Në raportin e policisë thuhet se i njëjti gjatë një periudhe të mëhershme kohore ka mbajtur në kontroll viktimën të cilën me anë të mashtrimit dhe duke e shfrytëzuar gjendjen e saj ekonomike dhe rrethanat familjare është shfrytëzuar seksualisht nga së paku një person që e kishte dërguar i dyshuari.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Back to top button