55 kërkesa për legalizim të armëve, kjo është kategoria më e kërkuar

Prishtina prinë me kërkesa për legalizim të armëve

55 kërkesa janë paraqitur deri më tani në Minisrinë e Punëve të Brendshme për legalizm të armëve. Kjo është bërë e ditur për rtv21.tv nga Zyra për Media e MPB-së.
“Mitrovica ka me pak kërkesa sesa rajonet te tjera, kurse kryeson Prishtina.”, thuhet në përgjigjen e MPB- së.

Deri me tani kategoritë e armëve për të cilat kërkohet më shumë legalizmi i përkasin gjuetisë. “11 armë janë të shkurta , 44 armë janë te gjata ( të gjuetisë )”, është bërë e ditur për rtv21.tv nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Jo çdo kush mund të bëjë kërkesë për legalizmim të armëve pasi që kjo varet edhe nga disa kritere që sipas MPB- së duhet plotësuar si në vijim

Kriteret për person fizik:
Personi fizik që aplikon për legalizim të armës, apo për legalizim të armës me qëllim çaktivizimi, duhet t’i plotësojë këto kritere:
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, apo i huaj me lejeqëndrim të përhershëm; të ketë mbushur moshën njëzetenjë (21) vjeçare, të vërtetuar me letërnjoftim apo dokument tjetër me fotografi të lëshuar nga MPB-ja; vërtetimin e të kaluarës kriminale; vërtetimin nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë.
Kriteret shtesë me qëllim të marrjes së lejes përkatëse janë:
Dëshmia për aftësi të plotë ligjore për veprim; dëshmia se ka aftësi psikofizike; dëshmia se ka të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës; dëshmia për anëtarësi të rregullt, i certifikuar si gjahtar në shoqatën e gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur arma legalizohet për qëllim gjahu.

Në fundin e vitit që lamë pas Ministria e Punëve të Brendshme mori vendim që të legalizojë armët. Periudha e legalizimit të armëve është e paraparë të zgjatë gjashtë muaj, vendimi u mor më 23 nëntor të vitit të kaluar, u zyrtarizua më 17 dhjetor dhe pritet të vazhdojë deri më 17 qershor./21Media

Back to top button