55 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, thotë se të paktën 55 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në qytetin Beit Lahiya, në veri të Gazës, ka ende shumë persona të bllokuar nën rrënoja.

Disa nga të vrarët në sulm ishin gra dhe fëmijë, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar burime mjekësore.

Ndërtesa pesëkatëshe strehonte rreth 150 njerëz të zhvendosur, sipas Wafa.

Izraeli nuk ka komentuar ende për sulmin./21Media

Back to top button