56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 56 aksidente.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovë, janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.
Brenda një dite, policia ka shqiptuar gjithsej 1755 gjoba trafiku.
Në të njëjtën periudhë janë arrestuar 17 persona, kurse dy persona u dërguan në vuajtje të dënimit./21Media