Kelmendi: Hajnia ka me iu mbet në fyt

Kelmendi ka akuzuar partitë politike

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi përmes një shkrim në Facebook ka akuzuar PAN-in, LAA-në dhe Vetëvendosjen se Partisë Fjala ia i vodhën votat, “por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë”.

“Hajnia ka me iu mbet në fyt. Ju koalicionet PAN, LAA dhe ju Vetëvendosje, sot në KQZ nuk paskeni mujt me ra në ujdi për votat. Por dijeni se dëmin që na e bëtë në fillim kur vetit ua siguruat nga 3+3+2 komisioner në çdo vendvotim e neve asnjë, keni me vjellë. Dhe votat që na i vodhët gjatë numërimit, edhe ato keni me i vjellë. Se sendi i vjedhur ka me iu mbet në fyt, krejt keni me i vjellë. Neve FJALËS na i vjedhët votat, por vullnetin kurrë nuk mundeni me na vjedhë. Turp për juve”, thuhet në postimin e tij

Back to top button