53.7 gradë në Iran, vërshime në Kinë

Teket e motit

Në Iran është regjistruar temperatura 53.7 gradë Celsius, një nga temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë që nga fillimi i matjeve.

Kjo temperaturë është regjistruar javën e kaluar dhe bëhet fjalë për temperaturën më të lartë të shënuar ndonjëherë në muajin qershor, si në Azi, ashtu edhe në botë.

Meteorologu Etjen Kapikian, nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Francës, tha se temperatura më e lartë e regjistruar më herët në Iran ka qenë 53 gradë Celsius. Rekordin botëror sa i përket nxehtësisë ende e mban Lugina e Vdekjes në Kaliforni, ku më 10 korrik të vitit 1913 u regjistrua temperatura prej 56.7 gradë Celsius,shkruan rtv21.tv

Në anën tjetër, së paku 56 persona kanë vdekur, ndërsa 22 të tjerë konsiderohen të zhdukur, si pasojë e vërshimeve që u nxitën nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në jug të Kinës.

Në komunikatën e ministrisë për Çështje sociale u theksua se në disa qytete kanë rënë deri në 50 centimetra shi./21Media

Back to top button