Nënshkruhet udhëzimi për trajnerë në fushën e patentë shoferit
Ky udhëzimi administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot e nënshkroi udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 11/2017, për fushën e patentë shoferit.
Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përcaktoj mënyren e organizimit të dhënies së provimit kualifikues dhe profesional për trajner në fushën e patentë shoferit, programin e trajnimit bazë si dhe mbajtjen e trajnimeve për trajner të certifikuar dhe çështje tjera lidhur me të.
Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?