59 aksidente trafiku për një ditë në rrugët e Kosovës
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 59 aksidente trafiku.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës thuhet se nga 59 aksidente, 26 janë me të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.
Policia brenda kësaj periudhe ka shqiptuar gjithsej 2501 trafiku, kurse ka arrestuar 18 persona, prej të cilëve 13 i ka dërguar në mbajtje./21Media