59 persona humbën jetën në aksident trafiku në periudhën Janar- Korrik

Gjatë periudhës Janar- korrik të këtij viti kanë humbur jetën 59 persona në aksident trafiku.

Policia për portalin rtv21.tv bën të ditur se 55.9 % prej tyre ose 33 persona kanë qenë shoferë.

Policia ka bërë apel të vozitësit që të jenë vigjilentë në komunikacion.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike”, thuhet në apelin e Policisë./21Media

Back to top button