592 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 592 raste aktive me COVID-19.
Sipas të dhënave, numri më i lartë i raste aktive është në Komunën e Prishtinës, ku aktualisht janë 168 raste aktive me koronavirus, e pasuar nga Prizreni me 52, Ferizaj me 49, Gjilani me 44 dhe komuna të tjera me dhjetëra raste.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19, teksa janë regjistruar 30 raste të reja pozitive.
Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.821.818 doza të vaksinës, kurse 820.271 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse, me dozën e tretë antiCOVID-19 deri tani janë vaksinuar 99 mijë e 961 qytetarë./21Media

Back to top button