6 mijë e 896 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Aktualisht në Kosovë të regjistruar me Covid-19 janë 6 mijë e 896 raste. Dje u konfirmuan edhe 321 raste të reja me Covid-19, kurse janë regjistruar edhe 564 pacientë të shëruar.

Megjithatë vazhdon të ketë raste të vdekjes së shkaktuar nga covid-19. Vetëm dje u regjistruan pesë raste.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 34 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 18 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Vushtrri 17 raste, Mitrovicë 14 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 11 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Skenderaj 10 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Gjakovë 3 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kllokot 2 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896./21Media

Back to top button