6 muaj burgim me kusht për “Nxitje të përçarjes dhe mos durimit”

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka informuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.H. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, me ç’rast H.H është dënuar me 6 muaj burgim me kusht.
“I akuzuarit H.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari brenda periudhës së verifikimit në kohëzgjatje prej 1 (një) viti nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nuk kryen vepër tjetër penale.”, ka informuar gjykata.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./21Media

Back to top button