Kaloni te përmbajtja kryesore

6 persona ndalohen në lidhje me incidentin e djeshëm në Podujevë

Gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në lidhje me incidentin e ndodhur të dielën ën Podujevë pas përfundimit të ndeshjes së Superligës së Kosovës ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se në mesin e të ndaluarve është edhe një i mitur.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë persona, prej tyre një i mitur, për shkak të veprave penale “Pjesëmarrje ne turmë qe kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. Te njëjtit janë dërguar në mbajtje, derisa për këtë rast janë duke u ndërmarrë veprime hetimore ne koordinim me policinë.”, ka thënë Ulaj.

Nga incidenti i ndodhur janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, dëm që sipas komunikatës për media të lëshuar nga KF Llapi kap shifrën prej 10.00 eurove.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button