6 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 2 mijë  e 20 testime të  kryera.

Rastet e reja pozitive janë nga: dy raste në Shkodër, dy në Mat dhe nga një rast në Mirditë dhe Berat.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një qytetar nga Korça, 66-vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128 mijë  e 826 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Shqipëria ka regjistruar gjithsej 132 mijë e 215 raste me COVID-19, prej tyre 128 mijë e 826 janë shëruar, 944 janë aktive, ndërsa betejën me infeksionin e kanë humbur 2 mijë e 445 persona./21Media

Back to top button