6 të vdekur dhe 122 rastet të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Në Shqipëri këtë të mërkurë humbën jetën gjashtë pacientë të tjerë. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë tha se tre prej tyre janë nga Tirana.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.”

Në 24 orët e fundit janë testuar 856 persona, nga të cilët 122 dolën pozitivë.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.”

Në dy spitalet COVID vijon të ketë rritje të pacientëve të shtruar. 185 persona kanë nevojë për trajtim më të specializuar, 22 prej të cilëve janë në terapi intensive, kurse tetë të intubuar.

Në orët e fundit u raportuan edhe 141 të shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 9.728, i të vdekurve në 296, ndërsa i të shëruarve në 5.582./vizionplus

 

Back to top button