6 të vdekur dhe mbi 1000 mijë raste të reja me Covid-19

 

Gjashtë persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipër, ndërsa u konfirmuan edhe 1 mijë e shtatë raste të reja.

Në 24 orët e fundit u shëruan 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet e vdekjeve: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë.

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1007

Të shëruar në 24 orë 581

Të shtruar në spitale 404

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3849

Testime totale 369,158

Raste pozitive 80,941

Raste të shëruara 48,958

Raste Aktive  30,579

Humbje jete 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17308

Fier 2607

Durrës 1725

Shkodër 1517

Vlorë 1483

Elbasan 1424

Lezhë 1071

Korçë 979

Berat 931

Gjirokastër 628

Kukës 480/oranews

Back to top button