6 të vdekur pasi një autobus u përplas kokë më kokë me një kamion

Gjashtë persona humbën jetën në veri të Nju Jorkut të shtunën pasi një kamion mallrash dhe një autobus turistik u përplasën.
Rreth 15 persona ishin në autobus kur ai u përplas kokë më kokë me kamionin rreth orës 6:00 të mëngjesit në autostradën shtetërore 37 në Louisville, një qytet i vogël në kufirin SHBA-Kanada, tha Policia e Shtetit.
Shoferi i kamionit ishte i vetmi në automjet.
Tre persona të tjerë u lënduarn dhe u dërguan me urgjencë në spital, duke përfshirë një në gjendje kritike.
Policia nuk bëri të ditur se cili automjet e përplasi tjetrin dhe nuk bëri të ditur identitetin e viktimave.
Zyrtarët e përshkruan vendin e përplasjes si “të tmerrshme”.
Autostrada është mbyllur për qarkullim për 12 orë të shtunën.
Shkaku i përplasjes është ende nën hetim, megjithëse fotot e vendit të ngjarjes tregojnë brigje dëbore të larta në anë të autostradës./21Media

Back to top button