6 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5779 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1562 qytetarë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor si pasojë e infketimit me Covid-19 kanë vdekur 6 persona.
Janë shëruar 1642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 225,835 që nga fillimi i pandemisë.

Back to top button