60-vjeçari dyshohet se mori 90 vaksina antiCovid, kjo është arsyeja

Një burrë në Gjermani dyshohet se ka marr vaksinën kundër COVID-19 deri në 90 herë për të shitur karta të falsifikuara vaksinimi.
60-vjeçari nga qyteti i Magdeburgut, i Gjermanisë, thuhet se ka marrë vaksinat në të gjithë rajonin gjatë disa muajve përpara se policia ta kapte atë, transmeton rtv21.tv.
Duke u vaksinuar më shumë se numri i kërkuar kuptohet se ai ka mundur t’u shesë dokumente false që përfshinin numra të vërtetë të grupit të vaksinave për ata që nuk donin të merrnin vaksinën.
Burri, i cili nuk është emëruar në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë, nuk është arrestuar nga policia, por është nën hetim, raportoi agjencia e lajmeve dpa.
Ai u kap përfundimisht pasi u shfaq në një qendër vaksinimi në Eilenburg, për të dytën ditë radhazi, duke kërkuar një vaksinë për COVID-19.
Oficerët i konfiskuan disa karta vaksinimi bosh dhe nisën procedimin penal./21Media

Back to top button