604 të infektuar dhe 3 viktima nga COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 604. Ndërkohë kanë humbur jetën tre persona.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 124 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar./VizionPlus
 

Back to top button