61 pacientë me Covid-19 të shtruar në Spitalin e Pejës

 

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 61 pacientë me Covid-19.

Sipas njoftimit të Spitalit të Pejës, 32 pacientë janë në oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknikë janë të infektuar me Covid-19.

Ndërsa në nivel të Kosovës, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.862 persona të infektuar. Deri më tani në territorin e Kosovës, 284 persona të prekur nga kjo semundje kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik  (IKSHP) vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e masave mbrojtëse si: Mbajtja e maskave, Mbajtja e distancës dhe Larja sa më shpesht e duarve. /21Media

Back to top button